Liverpooli njihet me kundërshtarin e Botërorit të Klubeve

Liverpooli do të udhëtojë drejt Katarit gjatë muajit dhjetor, për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.

“The Reds” kanë mësuar kundërshtarët e tyre, me rastin e hedhjes së shortit në Zurich.

Shorti ka parë Liverpoolin ose kundër skuadrës së Al – Sadd, Hienghene Sport ose Monterrey.

Liverpool ka siguruar pjesëmarrjen në këto finale falë triumfit në Ligën e Kampionëve, ku në finale fitoi 2-0 kundër Tottenham Hotspur.

Turneu fillon më 11 dhjetor dhe zgjat deri më 22 dhjetor.