Tragjike/ Babai vret veten në dasmën e vajzës

Një baba ka vrarë veten në ditën e dasmës së vajzës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Viktima vrau veten duke hedhur shtëpinë në erë. Trupi i tij u gjet nën rrënojat e shtëpisë së shkatërruar. Të afërmit e tij që njoftuan policinë në lidhje me ngjarjen, transmeton lajmi.net.

Vajza e viktimës është në gjëndje të rënduar psikologjike duke thënë që nuk e kupton dot arsyen se pse i ati kishte vepruar kësisoj në ditën e dasmës së saj.

Ajo deklaroi gjithashtu se i ati nuk kishte ndonjë problem pararak.