VIDEO/ Fiton penallti me klubin në Turqi, Cikalleshi përballë portierit shqiptar!

Pas golave dhe formës shumë të mirë që tregoi me Kombëtaren shqiptare, Sokol Cikalleshi ka gjetur sërish golin me Akhisar.

Në ndeshjen e tij të parë në këtë sezon të cilën e nisi si titullar në ligën e dytë turke, sulmuesi kavajas shënoi golin e vetëm që i dha fitoren 1-0 klubit të tij në transfertën ndaj Menemen Bld.

Në minutën e 85-të Cikalleshi kthehu në gol një penallti duke mposhtur bashkëkombasin e tij Gentjan Selmani që luan te Menemen.