A do bëjë Rama kurban Sonila Qaton, për pazarin e prishur të Belinda Ballukut?

Pak ditë më parë u lajmërua anulimi i procedurës së prokurimit për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit në rrugën Kardhiq-Delvinë Loti 7.

Mësohet nga burime të sakta se anulimi ka ardhur për shkak të skualifikimit të shoqërisë ‘Gjoka Konstruksion’ nga gara e zhvilluar e tenderit!

Kjo e fundit ka konkurruar duke paraqitur dokumentacion të rreme në kundërshtim me kërkesat e tenderit për të vërtetuar punime tëe ngjashme për tunele automobilistike.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë verifikimet për pjesëmarrësit në procedurën e prokurimit për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndër të cilët ka qenë edhe kompania ‘Gjoka Konstruksion’.

Kjo kompani pikërisht për të dëshmuar plotësimin e një kriteri për kualifikim, atë të eksperiencës për punë të ngjashme, ka paraqitur dokumentacion që përmban informacion të rremë, lidhur me ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’.

Duket se ka qene kjo arsyeja pse ministrja Balluku i ka kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptar anulimin e procedurës së tenderit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka konstatuar shkelje në dokumentacionin e kompanive pretendente shqiptare për ta marrë këtë pjesë të rrugës, në vlerë siç besohet diku 27 miliardë lekë, me gjithë trysninë e ushtruar nga kompanitë dhe lidhjet e tyre me pushtetin, ARRSH ka bërë rezistencë.

Ministrja Balluku thonë se nuk pranon skualifikimin e shoqërisë Gjoka Konstruksion pasi i ka paguar të gjitha faturat e ndërtimit sipas të dhënave të siguruara nga thesari i shtetit për Rrugën e Arbrit.

Ndërkaq pritet që në vijim që nga nesër, në kupolën drejtuese të ARRSH-s të ketë ndryshime.