Njihuni me portierin shqiptar që ka shënuar dy gola në Superligë

Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Gardiani i skuadrës shqiptare, Bylisit, Isli Hidi ka realizuar dy gola në katër javët e para në kategorinë superiore.

38-vjeçari ka realizuar kundër dy skuadrave të mëdha të Shqipërisë, Kukësit dhe Skënderbeut.

Të dy golat Hidi i ka shënuar nga penalltia.