Dita e aksidenteve/ Autobusi përplas fugonin dhe makinën, ka të plagosur

Nuk kanë të ndaluar aksidentet në këtë diel të përgjakshme.

Pas aksidenteve me viktima në Rrugën e Kombit, Korçë dhe me të plagosur në disa zona të vendit, një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Këtë herë aksidenti ka ndodhur në Kavajë.

Burime nga policia thanë se një autobus ka përplasur një furgon dhe nje makine.

Ende nuk dihet sa është numri i të plagosurve, por mësohet se dy ambulanca kanë shkuar në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për rastin.