FOTO/ Aksidenti i rëndë në Pogradec, policia jep detaje të reja
Policia e Korçës ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Leshnicë në rrugën Korçë-Pogradec.
Sipas policisë, makinat e përplasura janë një ‘Golf’ dhe një ‘Benz’.
Ka humbur jetën në vendin e ngjarjes shoferi i ‘Golf-it’, ndërsa 4 persona janë të plagosur rëndë.
Policia Pogradec/ Informacion paraprak
Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip ‘Golf’, me mjetin tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin D. H.
Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip ‘Golf’ dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip ‘Golf’, si edhe drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.