FOTO/ Aksident tragjik në Korçë, 1 i vdekur e 4 të plagosur rëndë
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë.
Si pasojë e përplasje së dy makinave një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë të plagosur rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Leshnice në rrugën Korçë-Pogradec.
Siç edhe shikohet në fotot e bëra nga Gent Shkullaku i agjencisë LSA, pasojat e aksidentit kanë qenë tragjike.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes, ndërsa nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës dhe të plagosurve.