Përleshje e plagosje me thikë në Elbasan/ Ja emrat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme.

Dy burra janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas janë përdor edhe thikat.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Syrja Dylgjeri’, pas nje sherri banal mes dy moshatareve.

I plagosur me thikë ka mbetur 62-vjeçari Enver Xhezari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori i dyshuar Myslim Lecaj 61 vjeç ndodhet po në spital, nga plagët që ka marrë prej dhunës së ushtruar ndaj tij.

Policia po punon për zbardhjen e sherrit që përfundoi me plagosje.