Jul Deda feston ditëlindjen, kjo është mosha e aktorit…

Julian Deda është padyshim një ndër aktorët më të suksesshëm në ekranin shqiptar.

Aktori i humorit përveçse i suksesshëm është po ashtu shumë i dashur dhe i pëlqyer nga publiku, i cili qesh me lot nga batutat e tij. Këtë të dielë 15 shtatori, Juli feston ditëlindjen. I lindur në vitin 1981 ai ka mbushur plot 38 vjeç.

Në këtë ditë të veçantë janë të shumtë personat që e kanë uruar për ditëlindje, ku mund të përmendim familjarë, miq, kolegë e fansa, duke ia bërë ditën më të bukur. 

Kujtojmë që Juli është pjesë e filmit ‘I love Tropoja’ nga Ermal Mamaqi që do të dalë së shpejti në kinematë shqiptare dhe pritet që të bëjë bujë të madhe. Për t’u përshtatur me rolin e tij në film, aktori ndryshoi dhe look duke i bërë flokët me fije.