Në kamion i gjenden armë dhe municione, arrestohet shoferi

Një kamion me armë dhe municion është kapur nga policia greke, ndërsa në pranga është vënë shoferi.

Kamioni, sipas ‘Rethemnos neës’, dyshohet se është ndalur nga forcat e ligjit për kontroll rutinë, ndërsa brenda tij u gjetën një numër i madh armësh, plumba dhe municione të tjera.

Mediat greke raportojnë se kjo për policinë, tingëllon si një alarm. Kamioni u dërgua në Rethymnon, ku po mbahet nga forca të forta policie. Deri më tani nuk jepen detaje nga aksioni në fjalë, ndërsa hetimet vijojnë.