Neymar: Të gjithë e dinë që doja të largohesha, por tani...

Braziliani Neymar më në fund paraqitet para mediave dhe tregon versionin e tij të ngjarjeve sa i përket lamtumirës që kishte planifikuar nga PSG.

Futbollisti, pas ndeshjes ku i dha suksesin PSG ndaj Strasburg me një roveshatë në shtesë, ka treguar këndvështrimin e tij rreth telenovelës së kësaj vere dhe dëshirës që kishte për të ikur sa më parë nga Parisi.

“E gjithë bota e di që dëshiroja të largohesha, dhe e bëra shumë të qartë. Nuk dua të hyj në detaje, pasi do të ndikoja persona të tjerë. Por vazhdoj të jem një lojtar i PSG dhe qëllimi im është të jem i lumtur brenda fushës së lojës. Mendja ime në këto momente është vetëm te PSG.

Gjithmonë e bëra të qartë se nuk kisha asgjë kundër PSG apo kundër tifozëve, por kur nuk ndjehesh mirë në një profesion, kërkon tjetër. Nuk kisha asgjë kundër klubit, ishin arsye personale. Kisha arsyet e mia pse dëshiroja të largohesha, e bëra të qartë atë që dëshiroja, bëra të pamundurën për ta realizuar, pro fatkeqësisht nuk më lejuan. Kjo është ajo që ndodhi. Kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë, pasi tani mendoj vetëm për PSG”, tha braziliani.