FOTO/ Renditja e Serie A pas fitoreve të Interit e Napolit dhe barazimit të Juventusit
Ditën e sotme u luajtën 3 prej ndeshjeve të javës së tretë të Serie A, ku në fushë zbritën pretendentët, Juventus, Inter dhe Napoli, bën të ditur Syri.net.
Kampionët e Juventusit u frenuan në fushën e Fiorentinës në një barazim pa gola, ndërsa Napoli fitoi në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Sampdorias.
Interi në “San Siro” arriti një fitore minimale 1-0 me Udinesen, por i mjaftoi për të kapur kreun e renditjes.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni renditjen e Serie A pas ndeshjeve të sotme.