VIDEO/ Kërcet dajaku mes nxënësve, rojet ndërhyjnë për t’i ndarë

Nxënësit e një shkolle në Prizren, pak ditë më parë janë përfshirë në një sherr masiv.

Sherri ka ndodhur afër një lokali, që është hapur së fundmi pranë shkollës, raportojnë mediat, ndërsa publikojnë dhe pamjet e përplasjes masive mes të rinjve.

Për t’i ndarë nxënësit e përfshirë në këtë përleshje fizike ka ndërhyrë sigurimi i shkollës.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje masive mes nxënësve, e cila ka bërë jo pak bujë.