VIDEO/ Udinese mbetet me 10 lojtarë, përfiton Interi dhe shënon

Po luhet në “San Siro” ndeshja mes Interit dhe Udineses, e vlefshme për javën e tretë të Serisë A, shkruan Syri.net.

Në minutën e 34-t ndodh një episod i pakëndshëm. Rodrigo De Paul i Udineses ndëshkohet me karton të kuq, pasi godet me shuplakë në mes të fushës lojtarin e Interit, Candreva.

Kaq mjafton që Interi të çlirohet dhe me anë të Sensit në minutën e 44-t kalon në avantazh.