Makina përplas këmbësorin dhe zhduket në errësirë

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, këtë herë në Lezhë.

Një makinë fuoristradë ka përplasur një këmbësor në fshatin Barbulloj e re.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Burime nga policia thanë se i aksidentuari ka qenë duke ecur në anë të rrugës kur është përplasur.

Drejtuesi i makinës tip fuoristradë është larguar nga vendngjarja.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.

Policia në vendngjarje po punon për shkaqet e aksidentit.