Hetimi/ Vrasja e presidenti të Çamërisë, zbulohen shkaqet

Vrasja e Festim Latos, presidenti të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, duket se është pranë zbardhjes.

Këtë fakt e bën të ditur gazeta holandeze ‘De Telegraaf’ me një artikull të gjatë të botuar ditën e djeshme.

Sipas një raporti holandez, vrasja e Latos ka ardhur si hakmarrje për mashtrimet e dhjetëra personave me qëllim përfitim, përfshirë biznesmenë, noterë dhe ish-bashkëpunëtorë të presidenti të Çamërisë.

Gazeta holandeze 'De Telegraaf' ka publikuar edhe dëshmitë e njerëzve që janë mashtruar nga Lato.

Një nga biznesmenët që kishte qenë viktimë e Latos, raportoi për disa raste mashtrimi nga shqiptari që jetonte në Holandë.

Festim Lato u gjet i vrarë në 21 korrik, pak metra larg shtëpisë së tij në Holandë.

Trupi i tij u soll në Shqipëri ku u varros në Vlorë.