Real Madrid – Levante, publikohen formacionet zyrtare, Hazard e nis nga stoli

Real Madrid në përballjen e sotme ndaj Levantes, vjen pas dy barazimesh radhazi dhe fitorja për ta është më shumë se detyrim.

Por Zinedine Zidane është me ‘dhimbje koke’ pasi disa nga lojtarët kryesorë mungojnë në këtë sfidë.

Megjithatë për trajnerin ka dhe një lajm të mirë, pasi në dispozicion të tij do të jetë Eden Hazard, i cili erdhi me bujë të madhe gjatë merkatos verore. Belgu nuk do ta nisi takimin që nga minuta e parë.

Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja ekipeve, derisa ndeshja starton nga ora 13:00.