", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Gjiganti ‘Fiat’ bën imazhin e tij këngëtaren e famshme shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, po arrin sukses me këngët e saj në të gjithë botën, duke siguruar miliona shikime në Youtube.

Ava është me origjinë shqiptare dhe këtë ajo nuk heziton ta vërë në dukje në çdo moment.

E së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë imazhi i firmës së njohur të makinave ‘Fiat’.

Ka qenë faqja zyrtare e kompanisë “Fiat” në Instagram, ajo e cila ka prezantuar disa fotografi nga xhirimet e klipit “Torn” të shqiptares Ava Max.

Në mbishkrimin e fotografisë, ata nuk i kanë kursyer komplimentet dhe vlerësimet për shqiptaren, duke e cilësuar si një ndër interpretueset më të mira të muzikës pop.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më në modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruan kompania “Fiat” në mbishkrimin e këtij postimi.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

One of the greatest pop singers ever and one of the most fashionable cities. It looks like something amazing is about to happen. @Avamax @Trussardi #Fiat #Trussardi #seatbelt #FiatPanda #PandaTrussardi

A post shared by Fiat (@fiat) on