Italianët i shohin si rivalë, por ja çfarë thotë Berisha për Strakoshën

Në ndeshjen mes Lazio-s dhe Spal-it do të jenë përballë njëri-tjetrit dhe dy portierët e kombëtares, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Në mediat italiane, kjo ndeshje u pa si një rivalitet midis dy gardianëve kuqezi, pasi dyshja ka qenë gjithmonë në konkurrencë si tek kombëtarja ashtu dhe tek Lazio dikur.

Por Berisha këtë duel nuk e sheh si rivalitet, gardiani i portës së Spal shprehu vlerësimet maksimale për portierin e Lazios.  “Thomas është e ardhmja. Unë atë e konsideroj si vëlla të vogël”.