Meta: Raportet e mia me SHBA të shkëlqyera, nuk ndërhyj në zgjedhje e nuk bëj foto me lekë

Presidenti Meta ka folur në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv edhe për Kosovën sot duke e përgëzuar edhe përgjegjshmërinë që kanë politikanët e këtij vendi për të bërë mirë disa detyra që në Shqipëri nuk po marrin zgjidhje,  siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

‘Jam shumë i kënaqur që Kosova në këtë drejtim ecën me më shumë përgjegjëshmëri se ne. Për Shqipërinë e kam thënë, në vitin 2001 ishim në një hap me Kroacinë, shumë më përpara se Serbia dhe Mali i Zi. Ku është Kroacia sot? Ku është Serbia? Ku është Mali i Zi? Ne nxjerrim qarkore partie për të rrëzuar një dekret kushtetues të Presidentit. Mendojnë që me propagandë këtu njerëzit do çoroditën dhe do do mbarojnë edhe ca PPP të tjerë?

Presidenti Meta ka komentuar edhe largimin e John Bolton,  Këshilltar për Sigurinë i Presidentit Trump dhe si do të ndikojë kjo në qasjen e Kosovës ndaj Serbisë.

‘Nuk mund të them asgjë për këtë çështje. Është shumë e rëndësishme që udhëheqja e Kosovës të jetë e bashkjuar dhe e mençur. Kosova është investim amerikan dhe i NATO-s, por ajo që dua të them që ne duhet të marrin ca përgjegjësi vetë edhe më shumë. Kështu është mirë edhe për Amerikën. E rëndësishme është që të respektojmë edhe interesat e tyre strategjike’.

Meta ndërkohë ka folur edhe për raportet me SHBA-në, të cilat i konsideron të shkëlqyera.

‘Unë jam shumë i qartë me SHBA-në. Nuk kam ndërhyrë kurrë në punët e SHBA-ve. Marrëdhëniet e mia me SHBA-në kanë të shkëlqyera. Ato kanë qenë gjithmonë në interes të Shqipërisë dhe SHBA. Unë nuk kam ndërhyrë asnjëherë në marrëdhëniet e brendshme të SHBA-së. Nuk kam bërë asnjë fotografi me lekë as të ligjshme as të paligjshme'.