Trajneri italian: Ky mund të jetë viti i Valon Berishës në Serie A
Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore, Andrea Agostineli, i ka thurur elozhe Valon Berishës.
Në një prononcim për “Radio Sei”, tekniku italian, beson se ky do të jetë viti i shqiptarit të Kosovës, në Serinë A me fanellën e Lazios.
Agostineli është i surprizuar nga forma e Berishës, duke e evidentuar këtë të fundit si një futbollist me mjaft vlera.
“Kam patur mundësinë të shoh golat e Berishës me Kosovën. Kam menduar gjithmonë se është një lojtar i mirë, e ka treguar këtë te Salzburgu. Tani po tregon se e ka marrë veten, mund të jetë vitit i tij në Serinë A”, shprehet italiani.