VIDEO/ Makina kthehet përmbys në rrugën e Elbasanit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Elbasanit.

Një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si ‘Sofra e Ariut’.

Nga aksidenti ka të lënduar lehtë, pa pasoja të rënda. Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.