Pamje të rënda/ E përplas makina, drejtuesi i biçikletës pa ndjenja në rrugë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Një burrë i moshës 50 vjeç është aksidentuar ndërsa po udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kolaudimit ndërsa burime brenda spitalit të Shkodrës thonë se personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka ardhur me shenja jete në spital.

Dyshimet e para janë se mund të jetë përplasur nga ndonjë automjet,  ndërsa në vend ngjarje ndodhen forcat e policisë.