", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Parisi paralizohet nga protesta masive, arsyeja reforma e pensioneve

Kryeqyteti francez po përballet me bllokime të mëdha dhe turma masive duke vrapuar në disa linja metrosh, ndërsa punëtorët e transportit protestojnë kundër reformës së planifikuar të pensioneve.

Dhjetë nga 16 linjat e transportit në Paris u mbyllën dhe shërbimi u ndërpre, raporton BBC.

Shumë punëtorë pëedorën biçikleta, ecnin ose qëndruan në shtëpi, ndërsa udhëtimet falas ofroheshin për operatorët e transportit RATP e-moped dhe rrjetet e biçikletave elektronike, apo skuterave të vegjël.

Greva, më e madhja që nga viti 2007 është akti i parë i madh kundër planit të Presidentit Macron, për një pension të përgjithshëm për të gjtiha profesionet.

Me këtë reformë, do të zëvendësonte dhjetëra skema të ndryshme pensioni, mbi profesione të ndryshme.

Anëtarët e profesioneve të lira përfshi avokatët, personeli i linjës ajrore dhe punonjësit e mjekësisë, kanë bërë thirrje për më shumë greva duke filluar nga e hëna.

Situata e ditës së sotme gjatë protestës.