Sulmuesi më i mirë i muajit në Premier League, emër surprizë!

Sulmuesi i Norwich, Teemu Pukki është zgjedhur lojtari më i mirë i Premier Leagues për muajin gusht.

29-vjeçari në këtë çmim arriti që të mundë: Ashley Barnes të Burnley, Roberto Firmino të Liverpoolit dhe treshen e Manchester City Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Kevin De Bruyne

Pukki shënoi 5 gola në katër ndeshje gjatë gushtit në Premier League, duke përfshirë një hat-trick në fitoren e tyre 3-1 kundër Newcastles.