Aksidentohet aktori turk teksa po shkonte të festonte ditëlindjen e vajzës së tij
Ishte nisur të festonte ditëlindjen e vajzës së tij Nile Algen kur aktorii njohur turk Murat Aygen ka pësuar aksdent.
Makina e tij është përplasur me njëtjetër në kryqëzimin që ndodhet në distriktin Didik të Bodrumit.
Në makinë ndodhej e gjitha familja por falë airbag-eve, të gjithë pjesëtarët e familjes janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Faktin se aksidenti i ndodhi në ditën që e bija festonte datëlindjen dhe në ditën e nisjes së transmetimit të serialit të tij të ri ‘Doktor i mrekullueshëm’ aktori e quan një “rastësi të keqe”.
Murat Aygen ka luajtur në seriale si “Medcezir”, “Nusja nga Stambolli”, “Përrallë nga Bodrumi” etj.