FOTO/ Lindi sa një trumcak, po pa shikoje tani durrsaken e vogël

Të sjellësh në jetë një foshnjë është mrekulli, të kujdesesh për ta mbajtur atë në jetë është profesionalizëm. Kjo bebe lindi në maternitetin e spitalit të Durrësit më datë 3 korrik 2019.

Fëmija është i seksit femër dhe lindi prematur me peshë 800 gr. Gjatë qëndrimit prej 2 muajsh në spital i gjithë stafi, mjekë dhe infermierë, iu përkushtua maksimalisht dhe falë kujdesit të treguar, foshnja doli nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore duke peshuar tashmë 2000 gr.