‘K*rvë, lavire, vrasës…’/ Këngëtari i njohur shqiptar ironizon politikanët

Këngëtari i grupit West Side Family, Landi Fornia ka ironizuar së fundmi politikanët vendas. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Landi nuk ka ngurruar të përshkruajë atmosferën e krijuar në parlament.

“Ku*rvë, lavire, kriminel, vrasës, down, narkotrafikant, oligark, pjeshkëz, hajdut…Një ditë e zakonshme n’parlament”-ka shkruar këngëtari i West Side Family-t.