Ja si e shfaq ish i dashuri i Dua Lipës respektin për shqiptarët

Isaac Carew duket se gëzon ende respekt të madh për shqiptarët, ndonëse prej katër muajsh nuk është më i lidhur me Dua Lipa-n.

Ai ka postuar së fundmi në rrjetin social “Twitter” foton e një shqiptareje që ka reklamuar po përmes një fotoje librin e tij të kuzhinës, duke e shoqëruar me emojin e dy duarve, si simbol të shqiponjës.

Risjellim në vëmendje se këngëtarja me origjinë shqiptare tanimë po përjeton një lidhje dashurie me vëllain e supermodeleve Hadid, Anwar Hadid.