‘Marrëveshja PS-PD për të devijuar vëmendjen nga mega-vjedhjet’/ Basha: Ja ç’bëjnë hyzmeqarët mediatikë

Hyzmeqarët mediatikë të Edi Ramës me gënjeshtra dhe sajesa po tentojnë të heqiun vëmendjen e njjerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen prej qindra miliona eurosh.

Kjo është një pjesë nga reagimi i ashpër i liderit të opozitës Lulzim Basha.

Sipas kreut të PD, fushata e sponsorizuar mediatike e Rilindjes mbi "një marrëveshje të mundshme" mes tij dhe Ramës, është thjesht një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga mega-vjedhjet e kësaj qeverie.

"Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Basha në reagimin e tij në Twitter.