FOTO/ Këto janë disa prej stadiumeve që duhen vizituar

Sajti “Footy.com” është munduar t’i japë përgjigje pyetjes se cili është stadiumi më i mirë për t’u vizituar nga të apasionuarit e futbollit, teksa ka realizuar një studim ku ka analizuar çmimet e abonimeve për sezonin e ri, standardet e ambientit rrethues, çmimin e birrës, teknologjinë në dispozicion, aksesueshmërinë, transportin dhe kapacitetin e stadiumit.

Rezultati i studimit renditi si stadiumin më të mirë për t’u vizituar, “Etihad Stadium” të Manchester Cityt, që mori 70 pikë, i ndjekur nga stadiumi i Barcelonës “Camp Nou” me 63 pikë dhe ai i Bayernit të Mynihut “Allianz Arena” me 54 pikë.

Nga stadiumet italiane, është bërë pjesë e renditjes vetëm “Allianz Stadium” i Juventusit, që ka marrë 44 pikë, ndërsa renditja mbyllet nga stadiumi “Luminus Arena” i Genkut në Belgjikë, që ka një kapacitet prej 25 mijë vendesh dhe mori 42 pikë.