‘Isha i bindur që Rama nuk bën zgjedhje, por duhet ta provoja’

I ngacmuar në emisionin ‘Opinion’ nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të pranonte një kërkesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha për një koalicion qeverisës me Partinë Socialiste, ish-kryeministri Berisha i ka qëndruar bindjes së tij se do ta këshillonte për të kundërtën.

Berisha tha më tej se ai ishte i bindur që Rama nuk bën zgjedhje, por nuk mund të ndërrmerrte një vendim madhor pa e provuar.

‘Siç ua thashë edhe më sipër unë nuk do ti thoja të kundërtën e atyare që po u them juve. Unë kam mbështet marrëveshjen e 2017. Aq sa u arrit.

Ajo marrëveshje nuk nënkuptonte kurrë bashkëqeverisje, por një palë zgjedhje normale që nuk u bënë. Unë isha i bindur që Edi Rama nuk bën zgjedhje, por nuk mund të merrja një vendim madhor pa e provuar’, tha Berisha