Balotelli nuk heq dorë nga sjelljet e tij, ikën pa lejen e klubit në Angli
Mario Baloteli nuk heq dorë nga bëmat e tij, teksa diçka të pa menduar mirë ka bërë edhe dje.
Sulmuesi italian ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Manchesterit, për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore në nder të Vinsent Kompany.
29-vjeçari kishte udhëtuar drejt Anglisë pa lejen e Breshias, të cilët e transferuan atë në merkaton e verës.
Pavarësisht se të gjithë presin që Baloteli të ndryshojë mënyrën e sjelljes, ai përsëri vazhdon të jetë i njëjtë.
Akoma nuk dihet se çfarë vendim do të marrin drejtuesit e klubit italian, për largimin pa leje të lojtarit të tyre.