Mourinho deklaratë epike: Ronaldo një fenomen, duhet studim për të...!

Jose Mourinho ka folur me superlativa për Cristiano Ronaldon.

“Special One” thotë se Ronaldo është një fenomen dhe ratit të tij duhet t’i bëhet një studim në aspektin gjenetik.

“Ronaldo po kalon një formë të jashtëzakonshme. Në moshën 34 vjeç Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm, i cili luan për një skuadër të madhe dhe vazhdon të ketë ambicie të mëdha”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Kjo situatë nuk më befason sepse në aspektin gjenetik atij duhet t’i bëhet një studim dhe kjo vlen edhe për mentalitetin e tij.

“Cristiano është një fenomen, ai mendon vetëm për të fituar dhe për të bërë më të mirën. Mendoj se kur Cristiano të jetë 50 vjeç, FIFA do ta ftojë atë në një ndeshje legjendash dhe ai do të shënojë. Jam i sigurt që ai do ta bëjë”, përfundoi trajneri portugez.

 

5 herë fituesi i “Topit të Artë” theu një tjetër rekord me fanellën e kombëtares portugeze. Sulmuesi 34 vjeçar u ngjit në krye të listës së golashënuesve në kualifikueset e Europianit.

Me katër golat e shënuar ndaj Lituanisë, CR7-ta u ngjit në kuotën e 25 golave duke lënë pas Kean. Gjithashtu Cristiano Ronaldo ka arritur tu shënojë 40 kombëtareve te ndryshme.