FOTO/ Digjet kabina elektrike në Fushë-Krujë, 500 familje mbesin në terr

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Fushë Krujës duke nxjerrë jashtë funksionit trnsformatorin që furnizon banorët e kësaj zone me energji elektrike.

Ngjarja ka nndodhur gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa mbi 500 familje në lagjen “Kastrioti” kanë mbetur pa energji elektrike.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij zjarri ndërsa mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe punonjësit e shërbimit zjarrëfikës.

FOTO NGA VENDNGJARJA: