Produkti i Akademisë së Tiranës firmos me klubin Gjerman

Anxhelo Mumajesi, produkt i klubit të Tiranës dhe që ka provuar që të luajë me Sopotin në Kategorinë e Parë, por u bë edhe pjesë e skuadrës së Kamzës dy vite më parë, duket se do të vijojë karrierën jashtë vendit.

Mumajesi është një futbollist me perspektivë dhe ka firmosur në Gjermani, në Oberligë dhe është pjesë e skuadrës së “Hessen Dreieich”.

Ditën e sotme Anxhelo debutoi dhe me fanellë e klubit gjerman.

Gjatë verës ka pasur negociata edhe me skuadra të Superiores sonë ku edhe mund të vijonte karrierën, por nisur edhe nga ambiciet që ka si futbollist vijoji që të luajë në Gjermani.

Në të njëjtin ekip me Mumajesin luan edhe shqiptari 20-vjeçar Besmir Haliti.