Presidenti Meta: Fitore ‘Shqiponjash’ sot në ‘Elbasan Arena’

I pranishëm për të ndjekur dhe për të përkrahur Kombëtaren në ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena” kundër Islandës ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shkruan Syri.net.

Kreu i shtetit ka festuar golat dhe fitoren e kuqezinjve me rezultatin 4-2 ndaj islandezëve, teksa menjëherë pas takimit në një statut në Facebook ka shkruar: Fitore shqiponjash sot në ‘Elbasan Arena’.

Statusin e tij Presidenti Meta e ka shoqëruar edhe me foton e tij duke festuar golin e katërt të Cikalleshit.

/ Florian Behlula / Syri.net /