Kamera e ‘Stop’/ Prostitucion në Tiranë me fëmijë tutorë të mamasë

Emisioni ‘Stop’ pritet të transmetojë sonte në mbrëmje një kamera të fshehtë se si ushtrohet prostitucion hapur në Tiranë pranë pallateve. Njoftimi është bërë i ditur nga drejtuesit e emisionit që lajmërojnë se gjithçka ndodh në hundën e policisë

‘Emisioni ‘Stop’ sjell sot më zë dhe figurë një tjetër kamera të fshehtë. Prostitucion në rrugë e pranë pallateve. Pamje skandaloze që shqetësojnë banorët dhe fëmijë të mitur që ndihmojnë të ëmën të ushtrojë profesionin  e saj atë më të vjetrin e njerëzimit. Gjithçka ndodh si ritual i përnatëshëm nën hundën e policisë. Banorët kanë ngritur zërin por asnjë zgjidhje. Pamjet e pazakonta do të duhet ti ndiqni sonte në mbrëmje në emisionin ‘Stop’ në ekranin e Tv Klan në orën 20.10’