FOTO/ Pamje magjike të Grenlandës nga ‘këndvështrimi’ i një zogu

Këto imazhe spektakolare tregojnë peizazhet mahnitëse të bukura të Islandës dhe Greenland-ës nga perspektiva e një zogu.

Pamjet befasuese u kapën nga fotografi Ben Simon Rehn, i cili u ngjit mbi të dy vendet brenda një avioni të vogël.

Disa imazhe tregojnë modelet spektakolare të bëra nga shkrirja e akullit dhe dredhjes së lumenjve akullnajorë. Të tjerët përshkruajnë kodra të harlisura jeshile, male të thepisura dhe vullkane.

Ben, 32 vjeç, tha: 'Fillova të bëja fotografi si kjo rastësisht. Unë isha duke fluturuar me një mik dhe pashë një akullnajë dhe thjesht mendova se ishte absolutisht e bukur. Kushtet e asaj dite ishin të shkëlqyera dhe unë mund t'i shikoja gjërat aq qartë, ngjyrat ishin të mahnitshme.’

Ai zbuloi se gjatë një fluturimi katër-orësh ai do të shkrepte mbi 5000 imazhe të tilla të mrekullueshme.

Ben sqaroi: 'Islanda dhe Greenlanda nga toka janë goxha të ftohta, por nga qielli, ato janë botë të ndryshme dhe duken të mrekullueshme.’

Ben është një fotograf gjerman i pavarur nga Bremen i cili aktualisht jeton dhe punon në Islandë.

Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net