Cristiano Ronaldo, vetëm 2 gola larg rekordit historik

Cristiano Ronaldo është shumë pranë një tjetër rekordi me fanellën e kombëtares portugeze.

Sulmuesi i Juventusit është vetëm 2 gola larg kreut të listës së golashënuesve në kualifikueset e Europianit.

Vendi i parë momentalisht mbahet nga Robie Kean me 23 gola, ndërsa në vendin e dytë qëndron pikërisht Ronaldo me 21 finalizime deri tani, por duhet theksuar se irlandezi e ka mbyllur me futbollin e luajtur.

Portugalia ndeshjen e saj të radhës do ta ketë kundër Lituanisë, një mundësi e shkëlqyer për luzitanin që në rast të një dygolëshi do të barazonte Robie Kean.

Gjithsesi, Ronaldo ka 5 ndeshje në dispozicion për ta thyer rekordin, madje relativisht të lehta.

Në këto eliminatore Portugalia do të përballet dy herë me Lituaninë, dy herë me Luksemburgun dhe një herë me Ukrainën, shans mjaft i mirë për CR7 për të vënë një rekord të ri.