Klopp i ka thënë Coutinhos: Shko te Bayerni!

Jurgen Klopp i ka thënë Philippe Coutinhos që të transferohet te Bayern Munichu pasi do të përshtatej shumë në “Allianz Arena”.

Ish-sulmuesi i Liverpooli u transferua në këtë verë te skuadra gjermane në formë të huazimit nga Barcelona deri në fund të sezonit.

“Coutinho është me të vërtetë një lojtar i shkëlqyer, është një transferim i mirë për Bayernin dhe për Bundesligën”, ka thënë Klopp në një intervistë për Bild.

“Mendoja se është një lëvizje e mirë për të dyja palët. Mund të tingëllojë si e çuditshme, por ne nuk kishim shumë para për ta marrë atë”.

“Ne tashmë i kemi shpenzuar të gjitha paratë që i kemi marrë nga shitja e tij. Unë i kam thënë atij personalisht se do të jetë një lëvizje e mirë te Bayerni”, ka shtuar më tej trajneri i Liverpoolit.

Bavarezët mund ta blejnë kartonin e tij të plotë në fund të këtij sezoni.