Ishte dënuar me burg përjetë për 50 dollarë, gjykata…..
Vjedhja e 50 dollarëve në një furrë buke përpara 36-vitesh i kushtoi dënimin me burgim të përjetshëm këtij afro-amerikani.
Gjykata liron 58-vjeçarin me ngjyrë.
Por Alvin Kennard, sot 58-vjeç mund të shëtisë i lirë jashtë hekurave. Gjykata e Alabamës vendosi lirimin e tij, falë një urdhërese që lehtëson dënimet për të burgosurit për krime jo të rënda për të ulur numrin e të tyre në burgjet e mbipopulluara.
Ishte vetëm 22-vjeç kur pas tre rastesh vjedhjeje, gjykatësit i njoftuan dënimin maksimal, bazuar në një ligj të ashpër të viteve ’70 “për shkeljet e përsëritura”. Të afërmit e Kennardit shprehen tepër të emocionuar nga ky vendim i gjykatës.
“Dua të bisedoj me të, t’a dëgjoj çfarë ka qejf të bëjë. Nëse do të punojë, nëse do mbështetjen tonë, ne do bëjmë çdo gjë.“
Ligji për “krimet e përsëritura” që dënonte automatikisht me burgim të përjetshëm këdo që kryente 3 vjedhje është ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit dhe prej tij kanë përfituar dhjetëra të burgosur.