Kualifikueset ‘EURO 2020’/ Italia dhe Spanja nuk falin. Rezultatet e ndeshjeve të sotme

U luajtën mbrëmjen e sotme disa takimet të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Italia dhe Spanja nuk kanë falur teksa kanë siguruar fitore të rëndësishme.

Të kaltrit e Roberto Mancinit mposhtën me rezultatin 1-2 Finlandën, duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve.

Imobile dhe Jorginho ishin autorët e golave për Italinë, teksa për vendasit realizoi Puki.

Spanja ka bërë detyrën në shtëpi, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-0 modestët e Ishujve Faroe, në një takim që foli i gjithi për iberikët.

Dopietat e Rodrigo dhe Alkaser i siguruan fitoren kombëtares spanjolle që ashtu si Italia udhëheq grupin me pikë të plota.

Një rezultat surprizë është regjistruar mbrëmjen e sotme. Greqia i ka surprizuar të gjithë, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lihtenshtejnit, duke konfirmuar kështu krizën që është duke kaluar.

Në 6 takime kombëtarja helene ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë, teksa kualifikimi në Europian është thuajse i pamundur. Sifda tjetër mes Suedisë dhe Norvegjisë, përfundoi në barazim 1-1.

Më poshtë mund të shihni të gjitha rezultatet e ndeshjeve që u luajtën sot.