Gazetari i ‘The Guardian’ thur elozhe për Kosovën: Janë Brazili i Ballkanit

Fitorja e shënuar dje kundër Republikës së Çekisë, rriti shumë entuziazmin e përkrahësve të Kosovës, në ëndrrën e tyre drejt Euro 2020, duke  pasur parasysh se kundërshtari i gjunjëzuar në ‘Fadil Vokrri’ është konkurrenti kryesorë për vendin e dytë në Grupin A, pasi Anglia llogaritet gjithmonë në pozitën e parë.

Suksesi i korrur kundër çekve, i dha hapësirë të madhe kosovës edhe botë.

Gazetari “The Guardian” Bryan Armen Graham, e cilësoi kombëtaren e kosovës si “Brazilin e Ballkanit” , pas asaj paraqitje të zhvilluar.

“Kosova është e 120-ta në botë, e pamposhtur në 15 ndeshje, gjatë një periudhe pothuajse dyvjeçare dhe tani e kryesojnë grupin e tyre në kualifikimet për EURO 2020 për të paktën disa orë. Brazili i Ballkanit”, shkruan Bryan Graham.

Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për ekipin kosovar.