FOTO/ Big Basta surprizon Vesën, kthehet në shtëpi dhe ja çfarë gjen

Vesa Luma dhe Big Basta prej disa kohësh po jetonin të ndarë.

Vesa Luma u kthye në Kosovë së bashku me vogëlushin e saj duke ju rikthye sërish ekranit.

Ndërsa Big Basta, larg rrjeteve sociale dhe ekranit vazhdoi jetën në Zelandën e Re.

Kjo shkëputje nuk u përjetua aspak mirë nga Vesa, e cila pak kohë më parë u shpreh se ndryshimet e kohëve të fundit kanë ndikuar negativisht te ajo.

Por më në fund familja është bërë e gjitha bashkë dhe mjaft e lumtur Vesa ka publikuar në Instagram një surprizë të vogël, por plot emocione që ka gjetur në shtëpi.

Big Basta i ka lënë një letër ku shkruan: “Faleminderit që ekzistoni! Faleminderit për dashurinë që më jepni”.

A ka më bukur?/iconstyle.al