Harry Kane flet për përballjen me Kosovën: Do të jetë e vështirë...

Anglia mposhti Bullgarinë dhe i mori vendin e parë Kosovës në Grupin A eliminator të Kampionatit Europian 2020.

Pas ndeshjes Harry Kane foli edhe për përballjen kundër Kosovës e cila shkroi historinë duke fituar 2-1 përballë Çekisë.

“Duhet të bëjmë presing më mirë. Ndaj Kosovës do të jetë e vështirë, por ndihemi mirë” – ka thënë sulmuesi i Tottenhamit, i pyetur për ndeshjen kundër Kosovës.

Më 10 shtator Kosova do të përballet me Anglinë në duelin që mund të konsiderohet më i vështiri për “Tre Luanët”.