Trajneri i Çekisë i mahnitur nga Kosova: Po bëjnë histori. Nuk duhet të themi një shtet ...

Trajneri i përfaqësueses së Çekisë, Jaroslav Silhavy, nuk ka kursyer elozhet për Kosovën.

Pas ndeshjes në konferencën për shtyp, Silhavy u shpreh se Kosova e meritoi fitoren, ndërsa shtoi edhe se “dardanët” po bëjnë historinë në këto momente.

“Duhet të ua uroj fitoren Kosovës. Një humbje jo e lehtë për ne. Luajtëm mirë e dhamë maksimumin gjatë gjithë kohës. Gabimet tona ndikuan në rezultat dhe duhet të ua urojmë fitoren. Ndoshta ndeshjet të cilat i kemi zhvilluar në shtëpi, kemi menduar që do të shkojmë përpara. Unë edhe më herët e përmenda, ishte një ndeshje e ashpër dhe në fund humbëm. Shënuam një gol shumë herët, mirëpo kur na barazuan, ata filluan të shpejtojnë sulmet. Fati nuk e deshi që Patrik Shik të mos shënojë edhe golin e dytë. Po të shënonte ai, gjërat normalisht që do të ishin ndryshe” tha fillimisht pas ndeshjes trajneri çek.

Më tej, duke vlerësuar paraqitjen dhe ekipin e trajnerit Bernard Shaland, tekniku i Çekisë deklaroi: “Kosova është duke krijuar një histori, është e dukshme që të gjithë djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës janë lojtarë që luajnë jashtë vendit dhe mjafton kur e shikojmë që gjestet në fushë të Muriqit tregojnë se më të vërtet kjo është një kombëtare në ngritje, po bën histori. Nuk duhet të themi një shtet i vogël dhe me thënë se nuk ka ekip të madh, ka ekip të madh dhe po bën histori”.