FOTO/ Korçari i famshëm godet nga Franca: Më mirë në WC e Parisit se sa në Shqipërinë e Ramës

Një prej të ftuarve specialë të Federatës Shqiptare të Futbollit për ta ndjekur live nga Parisi sfidën mes Francës dhe Kombëtares kuqezi është edhe korçari më i famshëm në rrjetet sociale, Ilir Vrenozi.

Por edhe pse në prag të sfidës, ku mbizotëron atmosfera sportive, Vrenozi nuk heziton të lëshojë edhe mesazhe politike, shkruan Syri.net.

Teksa poston një foto nga tualeti i hotelit ku po qëndron në kryeqytetin francez, Vrenozi shprehet se do të preferonte më mirë të qëndrojë aty se sa të kthehet në Shqipërinë e Edi Ramës.

“Live nga WC e hotelit në mes të Parisit , dhe moj ... Do kërkoj azil politik të rri këtu në WC e Parisit se të kthehem në Shqipëri, dhe moj ...Rama Ik...”, shkruan Vrenozi në postimin e tij. /SYRI.NET