Gjeta një telefon në lokal dhe njoftova policinë, Flet për Syri Tv taksisti i grabitur: Janë të...

Një ngjarjë  e rëndë ka ndodhur gjatë ditë sës sotme në Elbasan ku është grabitur gjatë natës një taksist dhe është mbajtur peng.

Ai është Andi Vyshka i cili ka folur për Syri Tv.

Ndër të tjera ai thotë, se u mora peng që prej pasdites dhe deri në 2 të mengjesit në lokal nga nipat e pronarit te lokalit.

“Isha duke çuar  një klient në lokal dhe nën kërcënimin e armës më mbajtën dhe më morën dy mijë euro”thotë taksisti duke shuar se ata ksihin informacione që kisha paratë me vete.

“Më kanë rrahur dhe kërcënuar vazhdimisht”

“Grupi që më dhunoi është grup i rrezikshëm”

“Më kërcënuan që të mos nxirrja informacion”, vijon rrefimin e tij taksti i grabitur.

“Lajmerova policin permes nje telefoni qe e gjeta rastesisht në lokal dhe pastaj, policia nderhyri dhe me liroi.

Taksisti

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vjedhin me dhunë, si dhe mbajnë peng për disa orë klientin, policia vë në pranga autorët. Në pranga përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë. Në pranga dhe dy kamerierët e lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan pas denoncimit të marrë nga një shtetas (taksit), i cili kishte qëndruar për kafe në një lokal në Elbasan dhe aty i kishin vjedhur një shumë eurosh dhe e kishin mbajtur peng për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit: Th. B., 33 vjeç dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan (përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij).

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësor”, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, ( kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.